Kumanovë, zvarritet dislokimi i gjimnazit “Sami Frashëri”

Me vite të tëra gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” dhe shkolla e mesme teknike “Nace Bugjoni” po presin dislokimin në hapësirat e ish-kazermave. Ndonëse Qeveria me vendim të posaçëm në vitin 2015 ia dha Ministrisë së Arsimit për shfrytëzim objektet e kazermës megjithatë dislokimi i shkollave nuk mund të bëhet derisa Ministria e Mbrojtjes, në pronësi të së cilës janë kazermat nuk jep leje për një gjë të tillë. zëvendës ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti konfirmoi se dikasteri i tij ka pranuar por e ka humbur kërkesën, që sipas procedurës duhej t’i dorëzohej përmes Ministrisë së Transportit.