Kupa Ballkanike e Shigjetarisë – 100 garues nga Ballkani #zgjodhënGostivarin 🏹

Në Parkun e madh në Gostivar u mbajt gara finale në “Kupën Ballkanike të Shigjetarisë – Tozkoparan Iskender”, ku morën pjesë 100 garues nga shtatë vende të Ballkanit, respektivisht nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, dhe Kroacia.

Ngjarja u organizua nga Instituti “Yunus Emre” dhe Fondacioni Turk i Harkëtarëve dhe zhvillohet në kategori për femra dhe meshkuj.

Kjo garë vjen në qytetin tonë në kuadër të fushatës “Zgjidh Gostivarin”, të cilën e filluam nga viti i kaluar për të promovuar qytetin. Me këtë rast, kisha kënaqësi të vizitoj garuesit, t’u uroj sukses dhe të hapim solemnisht fillimin e garave të cilat rigjallërojmë qytetin e Gostivarit.