Komunikatë!
THIRJE PËR UNIFIKIM PËR REZISTENCË QYTETARE!

Të nderuar qytetarë të Tetovës,

Lëvizja Qytetare Rezistenca nëpërmjet kësaj komunikate fton në THIRRJE PËR UNIFIKIM PËR REZISTENCË QYTETARE në Tetovë! Duke marrë parasysh gjendjen aktuale kaotike – politike në qytetin tonë, veçanërisht në Komunën e Tetovës, në të cilën shpresuam për ndryshim, Lëvizja jonë ju fton të gjithë ju qytetarë të Tetovës të na bashkoheni në misionin dhe qëllimin tonë të pastër për të ngritur kapacitetin e vendimmarrjes politike të Tetovës dhe për ta fuqizuar dhe përmirësuar jetën e tetovarit të shenjt!

Ejani dhe bashkohuni në Lëvizjen Qytetare Rezistenca! Ne ftojmë të gjithë qytetarët, aktivistët e shoqërisë civile, intelektualët, profesionistët, sipërmarrësit, kontribuesit në sport dhe kulturë, aktivistët politik nga të gjitha partitë politike, të bashkohen rreth mbrojtjes së idealeve tona të shenjta të Tetovës për të ndaluar pazaret politike të cilat bëhen nën petkun e emrit dhe mbiemrit tonë! Tetovarët meritojnë të jenë vendimmarrës e jo produkte pazari të politikave antitetovare!

Thirrja për UNIFIKIM PËR REZISTENCË i drejtohet të gjithë juve, miq dhe dashamirë të së mirës së Tetovës, të zhvillimit të Tetovës, të ëndrrës për një Tetovë evropiane, të kujtimeve të bukura të tetovarëve, të patriotizmit të Tetovës e mbi të gjitha të dashurisë për qytetin tonë! Ejani dhe bashkohuni në lëvizjen që do të jetë kombinim i ideologjive të Tetovës, që do të jetë rezistencë dhe do të jetë fillimi i revolucionit të ri në vend!

EJANI DHE BASHKOHUNI NË LËVIZJEN TONË PËR REZISTENCË,
BASHKIMI BËN FUQI! TETOVA E TETOVARËVE!
Lëvizja Qytetare Rezistenca,
Tetovë!