Së shpejti Samsung Galaxy A3, A5 dhe A7 (2017), si dhe Galaxy S7 dhe S7 Edge do të përditësohen me sistemin operativ më të fundit Android Oreo – gjatë 4 deri 6 javëve të ardhshme.
Planifikohet që përditësimi në modelet Galaxy A3, A5 dhe A7 (2017) të arrijë më 1 qershor, ndërsa për modelet Galaxy S7 dhe S7 Edge pritet të arrijë më 18 maj të këtij viti, transmeton Koha.net. Përveç modeleve të përmendura, Samsung planifikon që Android Oreon ta sjellë edhe tek Galaxy Tab S3.
Këto informata vijnë nga një uebfaqe e turke GüncelMiyiz. E njëjta uebfaqe edhe më herët ka përmendur se Galaxy A3, A5 dhe A7 (2017) do të përditësohen me Android 8.0 Oreo më 25 maj, gjë që tani i bie që përditësimi të arrijë një javë më herët. Po ashtu, edhe përditësimi me Oreo në modelet Galaxy S7 dhe S7 Edge është caktuar nga 13 prilli për 18 maj.