Dita e parë e Kurban Bajramit, 1 shtatori, është ditë jo pune për qytetarët muslimanë të Republikës së Maqedonisë, njoftuan sot nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, njofton Zhurnal.

Kurban Bajrami është shpallur ditë jo pune sipas Ligjit për Festa të Republikës së Maqedonisë.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, qytetarëve muslimanë ua uron festën e Kurban Bajramit./Zhurnal.mk