Lëvizja BESA ka filluar me shpalosjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale. Kësaj radhe është publikuar emri i kandidatit për komunën e Studeniçanit. Bëhet fjalë për Rexhep Memedi, me profesion mjek. Ai tanimë ka marrë dritë jeshile në organet zyrtare dhe pritet zyrtarizimi i kandidaturës.
Memedi është edhe drejtor i departamentit të shëndetësisë në Lëvizjen BESA. Ai punon në Klinikën Universitare për sëmundjet e fëmijëve në Shkup, ndërsa sipas portaleve të afërta me Lëvizjen BESA ai njihet si punëtor i palodhshëm që në çdo moment, pa kursim, është në gjendje të ofrojë ndihmën profesionale për njerëzit në nevojë.