Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc, i cili po gjendet për vizitë në Maqedoni, ka thënë se nuk i bie pishman për pjesëmarrjen e tij në tubimin e VMRO-DPMNE-së dhe se vlerëson se është gjë normale që të përkrahet partia simotër gjatë kohës së zgjedhjeve.

 

Kurc sot deklaroi se Austria nuk dëshiron që të përzihet në rrjedhën e mëtutjeshme të ngjarjeve duke shtuar se partitë duhet të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza.

“Partitë në Maqedoni duhet ti marrin vendimet pas zgjedhjeve, ndërsa nga ana ynë nuk do të ketë ndërhyrje në këtë proces. Interesi ynë edhe më tej është që në Maqedoni të kemi partnerë të fortë. Shpresoj se vendi do t’i zbatoj reformat e nevojshme në rrugën drejt integrimeve evropiane. Partitë do të duhet t’i sjellin vendimet që merren pas zgjedhjeve, si në shtetet tjera ashtu edhe në Maqedoni. Më parë kishte situatë të rëndë, kjo është e vërtetë, por zgjedhjet u mbajtën me sukses, në mënyrë  fer dhe demokratike, kjo është pozitivisht dhe duhet të theksohet”, ka deklaruar Kurc