Shkruan: Qenan Aliu

Internimet nga vendet e punës me vendime partiake gjoja në emër të ligjit janë SKANDALOZE ;- Me keqardhje po hasim në reagime lidhur me dukurin e ,,internimit,, nga vendet e punës të resurseve kadrovike shqiptarë. Ide dhe veprim skandaloz që po e bënë partia në pushtet e BDI-së. Pra kuadro, me veprim të MOBINGUT shpërngulen nga vendi i punës duke i dërguar nga qyteti në qytet, zatën thuhet se mobing i paparë ushtrohet sidomos ndaj kuadrove me funksione të larta në partitë opozitare dhe ndaj atyre që ndajnë me publikun opinionet e tyre personale lidhur me situatën aktuale politike. Unë e kam kritikuar edhe më parë veprimin edhe të partive tjera që mereshin me veprime të tilla, duke shkaktuar trazime nga postjerët deri tek nëpunësa me detyra të larta. Veprimet e tilla jashta kornizave ligjore ndëshkohen me ligj. Askush nuk mund të zbatojë mobing ndaj nëpunësit për bindjet e tij politike. Ndërsa vetëm për shkeljen e obligimeve të parapara me Ligjin për administratorët shtetërorë mund të meren masa konform dispozitave ligjore, në asnjë mënyre në forma tjera të INTERNIMIT. Partia politike e cila do të meret me forma të tilla të veprimit , të cilat nuk goxon të bëhen kundër askujt e në veçanti kundër atyre që janë të një gjiuhe dhe një gjaku. Secili ka të drejtë në bindjet e tijë por pa cënuar liritë dhe të drejtat e tjerëve ! Do të jetë i mallkuar dhe përqeshur tanë jetën cilido funksionarë që është udhëheqës i ndonjë institucioni, ndërsa zbaton internime partiake politike të kuadrove shqiptarë me dirigjencën e akrabasë të dikujt që ka fuqi dhe ndikim në partinë e tij. STOP MOBINGUT ndërshqiptarë !