Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka komentuar marrëdhëniet e përkeqësuara të Kosovës me vendet perëndimorë, veçanërisht SHBA-në, si pasojë e situatës së tensionuar në veri.
Kurti, duke folur në KTV, ka thënë se ka komunikim të përditshëm me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ai ka deklaruar se ka respekt të veçantë për ambasadorin amerikan, por ka thënë se ai është votuar nga populli dhe atij duhet t’i dal zot.