Ka nisur seanca gjyqësore për katër deputetët e akuzuar të VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend dhe po dëgjohet fjala përfundimtare e prokurorit, mbrojtjes dhe të akuzuarve.

Deputeti i VV-së Albin Kurti ka thënë se veprimet e tij dhe të tre të akuzuarve të tjerë janë padëgjueshmëri parlamentare e jo vepër penale, raporton Express.

Ai në gjykatë tha se veprimet e tyre do të mundë të sanksionoheshin me kundërvajtje, por assesi me vepër penale.

“Ne as qe kemi menduar se cilat ligje po i shkelim, sepse preokupimi ynë ka qenë Kushtetuta dhe territori”, tha Kurti gjatë fjalës së tij përfundimtare.

Para tij në fjalë përfundimtare lirimin e Kurtit nga akuzat e ka kërkuar avokatja e tij Hedie Ademi. Derisa, prokurori ka kërkuar dënimin e Kurtit dhe të akuzuarve tjerë për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend.