Sot deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vizituan Reçakun bashkë me ambasadorin William Walker.

Ata te muri përkujtimor vendosen kurorë lulesh.

“Ne, sot, kemi ardhur këtu si deputetë të Kuvendit e aktivistë të Lëvizjes bashkë me Ambasadorin William Walker, t’i kujtojmë këta martirë dhe dëshmorë, e për t’ia përkujtuar vetes sonë rrënjët dhe çmimin e lirisë, por edhe obligimin dhe detyrën qytetare e kombëtare për ta bërë këtë liri me të vërtetë të plotë dhe plotësisht të vërtetë”, ka thënë Albin Kurti, ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.