Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes kryeministër i Republikës së Kosovës.

Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në letër urim.

Kryeministri japonez Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

“Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19”, është shprehur kryeministri Suga, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Më tej thuhet se kryeministri japonez ka shfaqur besimin se kryeministri Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vend.