Nji ditë para 8-vjetorit të Pamvarësisë, ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i tha Televizionit Rrokum se qytetarët nuk e duen flamurin e Kosovës, e ai nuk e ka ndër mend me ia imponue kurrkujt.

I pyetun nga Televizioni Rrokum edhe për reagimin e tij nëse Hashim Thaçi zgjidhet President i Republikës, Kurti tha se Thaçi nuk asht i denjë as për postet që ka, e jo ma për President.

Deputeti i Vetëvendosjes foli edhe për mosparaqitjen e tij në seancën e djeshme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, tu’ theksue se nuk ka me u paraqitë as në seancën e ardhshme.

E tu’ folë për protestën e nesërme, Kurti tha se ajo ka me qenë ma e madhja që ka pa Kosova e mbasluftës.