Minisri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka qëndruar sot në një vizitë zyrtare në Serbi.
 
Ai së bashku me kryeminsirin serb, Aleksandr Vuçiq janë dakorduar që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë, transmeton lajmi.net

Në një konferencë për shtyp së bashku me shefin e qeverisë serbe, ai tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen.

Kurz duke folur për raportet Austri-Serbi, ka thënë se këto raporte janë të kënaqshme dhe që kanë një të ardhme të ndritur.