Në BDI akoma nuk ka vendime konkrete. Partia e Ahmetit nuk ka vendosur se kush do ta zëvendësoj Hazbi Likën i cili duhet shkarkuar nga Kuvendi për faktin që nuk ka dhënë dorëheqje. Deputeti Artan Grubi, mohon që Zaev të mos ketë pranuar propozimin e Ahmetit, që Sadulla Duraku nga Ministria e Ekologjisë të kalojë në Ministrinë për Sistem Politk.

Jo absolutisht nuk është diskutuar fare për propozime për ministra, në veçanti për Ministrinë për Sistem Politik. Kanë diskutuar vetëm për identifikimin e mangësive dhe dobësive në funksionim dhe jo për emërimin e njerëzve të rinj ose rikonfirmimin e njerëzve aktual- tha Artan Grubi, Deputet i BDI-së.

PDSH dhe Alternativa akoma nuk kanë zhvilluar takime me kryeministrin për t’i qartësuar pozicionet dhe për t’i dhënë propozimet e tyre për ndryshime, derisa edhe nga këto subjekte mund të ketë funksionar për të cilët kryeministri vlerëson se nuk kanë sjell rezultate të cilët janë pritur.Alsat