Në Komunën e Çairit, sot në vendvotimin 2901, sot është duke u përsëritur votimi nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale më 29 tetor. Në këtë vendvotim janë të regjistruar 719 votues, përcjell Fol.

Gjykata Administrative, me ankesë të Lëvizjes Besa, solli vendim për përsëritjen e votimit në këtë vendvotim.

Dallimi në Çair midis Visar Ganiut të BDI-së dhe Zeqirija Ibrahimit të Lëvizjes Besa në rrethin e dytë ishte 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2901 dallimi ishte 66 vota.

Ky është i vetmi rivotim në zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. /Fol/