Gjykata e Pejës të enjten shpalli fajtor Bekim R. dhe e dënoi atë me 15 vite burgim, pasi kishte paguar dy persona në vitin 2012 për v rasjen e Ferdinand Gjinit. I ndjeri u v ra në vitin 2014. B.R jetonte në Zvicër dhe kishte punë me pasuri të patundshme. Gazeta Zvicerane ‘Blick’ shkruan se ekstradimi i të dënuarit nga Zvicra në Kosovë ishte i vështirë.

Kërkesa për ekstradimin e tij kishte ardhur me 2 qershor,ndërsa arrestimi ndodhi me 28 qershor. Por si kishte ardhur puna deri te v rasja? Pas një marrëveshje të dështuar mes B.R dhe të ndjerit, marrdhëniet mes dy partnerëve u përshkallëzuan. Bekim. R u rrahë në Kosovë dhe ishte zotuar për ha kmarrje. Me 23 qershor 2014, Ferdinand Gjini u v ra nga dy vëllezërit A.Sinanaj dhe M.Sinanaj, që ishin paguar 100 mijë franga për ta kryer v rasjen. B.R kishte tentuar të korruptonte edhe gjyqtarët por që përpjekjet e tij ishin të dështuara.