Makineria propaganduese e shërbimeve kundër Selës me parrullën: “Sela Nema Makedonci” është pjellë e politikave të shërbimit që ka për synim kthimin e shtetit në krizë të re politike, shkruan tetovapress.com.
Kjo makineri propagnaduese është ngritur në këmbë kundër një figure të vetme siç është Ziadin Sela. Kjo makineri e ndien frikën e mosbashkëjetësës me shqiptarët dhe kështu propagandon për të qenë vetë në pushtet dhe të zaptojë institucionet sipas planit të tyre. E gjithë kjo makineri e një shteti të tërë para qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas nuk do të gëlltitet, pasi ishte vetë Ziadin Sela ai që ka bërë thirrje për unfikimin e qytetarëve për ta integruar në strukturat evro-atlantike dhe si një trung i vetëm mes shqiptarëve dhe maqedonasve që të prosperohet përpara./TetovaPress