Disa funksionar të lartë të BDI-së nga Gostivari mbrëmë vizituan shtabin e Alenacës për Shqiptarët në Gostivar për t’i dhënë një mbështetje morale në këto zgjedhje ku pritet të ndodhë ndryshimi i madh për të gjithë qytetarët pa dallim. Me mbështetjen e parezervë që këtyre ditësh e dhanë dy figura të zëshme dhe me kredo politike në vend prof. Rufi Osmani dhe prof. Izet Zeqiri për kandidaturën e dr. Arben Taravarit për komunën e Gostivarit ka ngjallur optimizëm për rënien e kullës së Bejtës e për vënien e barazisë për të gjithë njësoj.

Mbështetja e madhe që ia dha prof. Rufi Osmani dhe prof. Izet Zeqiri ka trimëruar edhe disa funksionar të afërt të Bejtës të marrin guximin t’ia kthejnë shpinën, pasi para dr. Arben Taravarit është vështirë të heshtësh dhe të mos e përkrahësh për Gostivarin, pasi ai është vlerë kombëtare dhe njeri me kredo morale e politike i barabtartë në qeverisje me qytetarët.

Gostivari do të jetë me gjasë ndryshimi ku liria dhe drejtësia do të jenë kryefjala e çdo qytetari për 4 vitet e ardhshme./fol.mk/