Alajdin Demiri ishte i lindur më 19 dhjetor 1954 në Tetovë. Si profesor në Gjimnazin e Tetovës u largua nga puna nga regjimi për motive politike. Alajdin Demiri është ndër themeluesit dhe ideatorët e PPDSH- dhe më pas PDSH. Ishte Zëdhënës i PDSH dhe bashkëpunëtori më i afërt i Arbën Xhaferit.

Alajdin Demiri u zgjodh Kryetar i Komunës së Tetovës më vitin 1996, si kandidat i PDSH. Së Bashku me Kryetarin e Komunës së Gostivarit Rufi Osmanin, dhe dy kryesusit e keshillave komunal Vebi Bexheti dhe Refik Dauti, Komuna e Tetovës dhe e Gostivarit sollën vendim për ta vënduar Flamurin Kombëtar para dy godinave të Komunave, më çrast Gjykata Kushtetuese e RMV, sollli vendim që të hiqej Flamuri, Alajdin Demiri, Vebi Bexheti, Rufi Osmani dhe Refik Dauti refuzuan te respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me çrast u dënuan me burg.

Alajdin Demiri nga 1973 deri në 1977, ai studioi sociologjinë në Sarajevë, Bosnje.
Nga viti 1977 deri më 1978 punoi në Shkup për stacionin televiziv si gazetar dhe komentator politik në departamentin e gjuhës shqipe. Prej vitit 1978-1983 dhe 1983-1988, mësoi sociologji dhe filozofi në një shkollë të mesme në Tetovë dhe më pas punoi në bibliotekën e qytetit, duke u liruar nga të dyja profesionet për ‘arsye politike.
Parlamenti Evropian kërkoi lirimin e tij, dhe ai u lirua sipas një Ligji mbi Amnistinë.

Alajdin Demiri në Vitin 2000 u emrua edhe ambasador i Maqedonisë në Bern të Zvicrës.

Ka qenë i punësuar për më shumë se 10 vite në Universitetin e Evropës Juglindore, si Drejtor i Bibliotekes Universitare Max Van der Shtul.

Alajdin Demiri shquhej edhe si analist politik, aktiv nëpër debate televizive.

Ka qenë ndër ideatorët e Lëvizjes për Reforma në PDSH, tani ASH, dhe aktualisht ishte edhe antar i Akademisë politike të Aleancës për Shqiptarët.