Persona të  veshur në të zezë me flamujt të zi dhe bereta të zeza çdo natë defilojnë në protestat e organizuara antishqiptare kundër platformës së partive shqiptare.

Ato në shumë raste i prijnë këtyre protestave , por kryesisht në qytetin e Prilepit dhe qytete tjera, ndërsa deri tani në Shkup ato janë shfaqur vetëm një natë në selinë e VMRO-DPMNE, gjatë tubimeve derisa KSHZ po verifikonte po shqyrtonte ankesat e partive për zgjedhjet e 12 dhjetorit. MPB deri tani nuk ka folur për këta persona që paraqiten në grup dhe që i prijnë protestave.  (INA)