Janë ndaluar tre persona për këtë vrasje. Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim. Prokuroria ka kërkuar paraburgim edhe për personin e katërt Bore Videvski nga Velesi. Person i katërt i përfshirë në kidnapim të vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth lëvizjes së vajzës.

– Advertisements –

Personi i pestë që tashmë ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd të Serbisë, është Lupço Palevski, për të cilin ministri i brendshme Spasovski tha se ka ikur me veturë nga Maqedonia, me gjithë avokatin e tij.

Palevski ka parti me orientim të djathtë në Maqedoni, ka pasur biznes për ndërtim ndërsa para disa viteve pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia, ai është ndaluar në Serbi dhe ka vuajtur dënimin e kërkuar nga Kroacia.

Të ndaluarit dhe i arratisuri nga Maqedonia kanë bashkëpunuar në dy vrasjet e fundit në Maqedoni.

Sipas Spasovskit, vrasjen e dy personave e ka kryer vetë Palevski, i cili pastaj menjëherë ka braktisur shtetin.