Me shkas )

PA PATRIOTIZËM THJESHT BAZUAR NË FAKTE

Nëse i ashtuquajtiri ,,Grupi i Kumanovës,, sipas aktakuzës dhe aktgjykimit të shkallës së parë janë,,terroristl,,-atëherë shtrohet PYETJA se çfar janë inspiruesit dhe konstruktorët e ngjarjes ?

Nu ka dilema se është kryer vepër e rëndë penale sepse u shkatuan humbje jetësh nga të dy palët si dhe dëm i madh material- por realisht ishte një konflikt i armatosur në mes grupit dhe forcave të sigurisë.

Sot ishte synuar seanca e parë pas ankimimit në Gjykatën e Apelit-Shkup.Por siç duket NUK KA PATUR SEANCË DËGJIMORE të qetë, por me plot revoltë dhe emocione.

Sdo mend se ,,Grupi i Kumanëvës,, ndjehet i revoltuar sipas tyre për shkak të trajtimit dhe kushteve në të cilat ata vuajnë dënimin sipas aktgjykimit akoma jo të plotfuqishëm. Sipas asaj që publikojnë ato në forma të ndryshme, ata ndjehen të ,,lajthitur,, dhe të ,orkestruar,, me paramendim. Madje ashtu siç vlerëson edhe opinioni më gjërë ,ata shpërfaqin dëshminë dhe dilemën se -dy nga liderët e grupit u vranë gjatë zhvillimit të konfliktit të armatosur apo janë egzekutuar (pa gjyq) pasi që ata të jenë dorëzuar.

Si do qoftë kjo edhe gjatë kohë do të mbetet ngjarja më enigmatike e ndodhur në Ballkan nga një konspiracion shumdimensional.

Dhe po ashtu mbeti në haresë një pohim i shumë përfolur për ndonjë hetim ndërkombëtar..

Nuk ka dëshmi më të madhe se sa ajo e atëherë liderit të opozitës Zoran Zaev të thënë publikisht se kjo ngjarje ishte e konstruar nga kupolla e pushtetit shtetëror, me qëllim të defokusimit të opinionit dhe për destabilizimin e vendit !

(q/a)