Lideri i LSDM, Zoran Zaev ka parashtruar kushtin e parë për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti sa i përket kandidatëve për ministra. Ky kusht është që ata nuk duhet të jenë të përfshirë në hetime nga Prokuroria Speciale, transmeton portali Plusinfo.

Zaev ka nënvizuar nevojën që në Qeverinë e re të mos ketë kuadro të kompromituara, që janë nën hetim edhe nga Prokuroria Publike Themelore, për keqpërdorime të detyrës dhe malverzime financiare. Në takimin e Zaevit dhe Ahmeti në kuadër të parimeve të bashkëqeverisjes është theksuar qëndrimi se nuk duhet të mbrohet askush që do të ndiqet nga drejtësia në të ardhmen.