#10Minuta i ftuar: Ziadin Sela!

SELA NË "10 MINUTA": MAQEDONIA S’KA KOHË PËR TË HUMBUR- Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në emisionin 10 minuta të TV21 deklaroi se Maqedonia nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që sa më shpejt të formojë qeveri stabile politike. Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e problemeve, por do të thellonin akoma më shumë krizën. Sela shtoi se shumë shpejt duhet të ketë qasje serioze që qeveria e ardhshme të sheh mundësinë për të ndryshuar emrin e shtetit që Maqedonia të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike. Kryetari i LR-PDSH-së gjithashtu tha se Zaev duhet të deklarohet për deklaratën e partive shqiptare dhe mos të pres që Ivanovi t’ia dorëzojë mandatin, pasi siç tha, kjo mund të mos ndodh asnjëherë.

Gepostet von TV21 am Montag, 30. Januar 2017

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela thotë se, u bë mirë, që Gruevskit ju pamundësua ta bëjë qeverinë e ardhshme të Maqedonisë. “Do të ishte absurd nëse ne shqiptarët do tia mundësonin këtë një personi që bëri fushatë kundër shqiptarëve”, theksoi Sela në TV21.

Ai thotë se, do të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme me LSDM-në, nëse paraprakisht votohet Ligji për Gjuhën Shqipe, të rishikohet buxheti i Maqedonisë si të mundësohet zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale. Pastaj thotë se do të vijë koha kur duhet të bëhen ndryshimet Kushtetuese. Ai thekson se nëse LSDM-ja nuk i plotëson kushtet, shqiptarët do ti bojkotojnë zgjedhjet dhe do ti krijojnë institucionet e tyre, përfshirë edhe Parlamentin shqiptar.