Gjykata Kushtetuese të mërkurën më 10 maj do të shqyrtojë dy nismat për anulimin e neneve të Ligjit për pushtet lokal dhe të Kodit zgjedhor, duke mundësuar kështu vazhdimin e mandateve të kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave.
Këtë nismë e ka dërozuar Ministria e Drejtësisë dhe Kongresi Botëror Maqedonas, ku kërkohet shlyerja e neneve ku përcaktohet afati 4 vjeçar i mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal.
Problemi me mandatin u shkaktua për shkak të krizës, pasi që mungesa e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit, bëri që të mos ketë mundësi për shpalljen e zgjedhjeve. Por kjo situatë erdhi edhe për shkak se ishin tejkaluar të gjitha afatet për përgatitjen dhe shpalljen e zgjedhjeve, që duhej të mbaheshin gjatë këtij muaji. Mandatet e krerëve aktual ishin shtyer deri më 15 maj, ndërsa në rast se nuk ndodhë shtyerja e tyre atëherë do të bllokohet puna e pushtetit lokal. Një pjesë e ekspertëve thonë se nisma e bërë me heqjen e këtyre neneve është antikushtetuese.