Komisioni për Çështje Kushtetuese ka vazhduar debatin mbi draft-amendamentin 35 për ndryshimin e Kushtetutës. Drafti i cili obligon Maqedoninë të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe vullnetin politik të shteteve fqinje, sipas opozitës është vet-nënçmim që Qeveria i bën qytetarëve të saj.

Maqedonasit ndjehen të gjunjëzuar, po fshihni dyshemenë me Maqedoninë, nga të gjitha anët majtas, djathtas, poshtë, lartë e keni hapur si konservë shtetin e tyre”. – theksoi Vllatko Gjorçev, Deputet i VMRO-DPMNE-së

Deputetët e shumicës, duke ironizuar me akuzat e opozitës theksuan se ky amendament parandalon Maqedoninë që t’i shpallë luftë Greqisë.

Ne sigurisht se nuk do ta sulmojmë Greqinë, veç nëse dikush ka plane por nuk e thotë në foltore. Edhe nga ana tjetër, njëjtë si këtu kemi mosbesim dhe vallë është me të drejtë ose jo, kjo është çështje që duhet debatohet. Për mendimin tim, ky mosbesim nuk është i drejtë”. – u shpreh Ivana Tufekxhiq, Deputete e LSDM-së

Debati u fokusua edhe në rezultatin e referendumit, i cili sipas shumicës ishte porosi e qartë e qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE ndërsa sipas opozitës ishte shuplakë kundër marrëveshjes së Prespës. Amendamenti i katërt, teksti i të cilit do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të komisionit ka të bëj me kujdesin e shtetit ndaj diasporës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.