Lideri i PDSH-së, Menduh Thaci ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë, por shumica delegatëve janë shprehur se nuk e pranojnë largimi e tij nga  partia, njofton agjencia e lajmeve INA.

Gjithashtu qindra mbështetës të tij, ka shkruar në murin e fcb së Thacit se nuk e pranojnë largimin e tij nga Partia Demokratike Shqiptare.

« Kryetar duhet të jeni i vetëdijshëm se pa ju nuk ka PDSH. Por, ok për këtë do të vendosë Kongresi. Unë si kuvendar që jamë nuk e pranoj dorëheqjen tuaj. Do të votoj kundër sepse I duhet PDSH-së, shkruan Bujar Mislimi.

“Gjithmonë do të jesh kryetar për mua. Personalisht, prej 97 e ndjek politikën e PDSH dhe Menduh Thacit dhe do vazhdoj ashtu të veproj.Nuk pranoj kryetar ti them dikuj tjetri..Rrespekt”, shkruan Mirvet Ramadani, mbështetës i flaktë i liderit të PDSH-së.

Postime të ngjajshme kanë shkruar edhe qindra mbështetës së liderit të PDSH-së, i cili pasoi të ndjerin Arbën Xhaferi. (INA)

untitled