Me propozim buxhetin e vitit 2018 synohet realizohen sa më mirë qëllimet për rritje të standartit të jetësës së popullatës, shkallë më të larta të rritjes së ekonomike rritje në nivel më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim të proceseve integruese për BE dhe NATO, tha sot në Kuvend ministri i financave Dragan Tevdovski, duke e elaboruar Propozim-buxhetin plotësues për vitin 2018.

Të ardhurat e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2018 janë projektuar në 193,5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 211,7 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në 18,2 miliardë denarë ose 2,7 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht ulje në krahasim me vitin e kaluar për 0,2 për qind pikë. Shkalla e inflacionit pritet të jetë në nivel prej 1,7 për qind.

Në vitin 2018 nuk planifikohen ndryshime më të mëdha tatimore. Është planifikuar rritje e akcizës së naftës për tre denarë.
“Siç mund të shihet qartë nga propozimi ynë, paratë e popullit do të shpenzohen në masa të duhura që do të kontribuojnë për përmirësimin e ekonomisë dhe jetës së qytetarëve e jo në shpenzim të panevojshëm dhe projekte të panevojshme. Në propozim-buxhetin për vitin 2018 janë paraparë më shumë mjete për shtyllat kyçe të shoqërisë, paga më të larta në armatë, shoqëri, arsim dhe kujdes të fëmijëve, ndërsa ka mjete edhe për kthimin e borxheve paraprakisht të marra dhe detyrimeve të papaguara”, tha ministri i Financave.

Në buxhetin për vitin 2018 për pagesën e pagave janë projektuar 27.1 miliardë denarë, ku është paraparë rritje e pagave për pjesëtarët e ARM-së për 10 për qind nga janari edhe për pesë për qind rritje të pagave nga tetori i punonjësve shëndetësorë dhe të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshte.

“ Për mallra dhe shërbime janë projektuar 17.6 miliardë denarë, për transfere sociale 98.8 miliardë denarë, për të drejtat e mbrojtjes sociale janë planifikuar tetë miliardë denarë , ku përfshihen mjete për subvencionimin e pagës minimale në vlerë prej 461 milionë denarë, për investimet kapitale janë ndarë 24.1 miliardë denarë dhe ato janë më të larta për 3.2 për qind që nga viti 2017. Deficiti buxhetor prej 18,2 miliardë denarë dhe 22,7 miliardë denarë për pagesë të borxheve të vjetra do të nevojiten 40,9 miliardë denarë të cilat shteti do t’i sigurojë përmes kombinimit të huamarrjes jashtë shtetit dhe në tregun vendor përmes letrave shtetërore me vlerë”- tha ministri Dragan Tevdovski.

Sipas ministrit, buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 pasqyron politikat ekonomike dhe sociale që do t’i zbatojë Qeveria, përkatësisht projektet që janë në drejtim rritjes së qëndrueshme ekonomike, jetë më e mirë për qytetarët si dhe nivel më i lartë i së drejtës shoqërore. Në të njëjtën kohë, thotë, ai pasqyron vendosmërinë e Qeverisë për menaxhim efikas dhe nikoqirit të mirë me paratë publike.

Sipas Tevdovskit, propozim-buxheti e tregon përcaktimin e fuqishëm të qeverisë për shpenzim efikas, ekonomik dhe transparent të parave të shtetit

Sipas deputetit të LSDM-së Tomisllav Tuntev kjo është hera e parë që një buxhet do të votohet pa praninë e opozitës dhe jo në periudhë parazgjedhore./almakos