Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e gjashtë me debat për Propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski.

Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni prokuror publik është dorëzuar nga Qeveria e RM-së për shkak të, siç thuhet në elaborim, kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe joprofesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë se nuk ka dorëzuar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe shkeljen e prestigjit të funksionit.

Kërkesën për shkarkim, Qeveria ia dorëzoi edhe Këshillit të prokurorëve publikë i cili në seancë e pranoi propozimin e tillë.

Pas kësaj seance, në rend dite janë mbi 30 pika në mesin e së cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për respektimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, Informacioni për gjendjen me deponinë ilegale në Strugë, Raporti vjetor për punën e Komisionit Rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë, Plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, Propozim-vendimi për miratimin e Planit financiar të Radio televizionit të Maqedonisë për vitin 2017, Propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për propozimin e programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017,