Ndotja alarmanete e ajrit ka mobilizuar tashmë shumicën e institucioneve që të ndërmarrin hapa konkretë për ta përmirësuar këtë gjendje.
Kryesusesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta ka njoftuar në një postim në facebook se të enjten nga ora 15:00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në këtë Kuvend.“Për shkak të gjendjes alarmante sa i përket cilësisë së ajrit, në koordinim me Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, kam thirrë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës për të diskutuar lidhur me këtë çështje që sot përbën shqetësimin kryesor për secilin prej nesh”, ka shkruar Kuleta në facebook.

Ai ka shkruar se për këtë duhet një koordinim i të gjitha institucioneve për ta zgjidhur këtë problem.“Çështja e ndotjes është një çështje shumë komplekse që kërkon angazhimin e secilit prej nesh, qoftë si institucione, qoftë si qytetarë. Është një çështje që kërkon qasje sistematike dhe masa shumëdimensionale. Prandaj, edhe duhet një koordinim i mirë i të gjitha institucioneve kompetente për ta adresuar sa më shpejtë dhe sa më drejtë këtë problem. Mbledhja e KK të Prishtinës, bazuar në afatet e rregulluara me ligj, do të mbahet të enjten në ora 15:00”, ka shkruar Agim Kuleta në facebook.Edhe në mbledhjen e sotme të qeverisë u formua një taskë-forcë e cila do të merrte disa masa përë problemin me ndotjen.Ditëve të fundit ndotja në Prishtinë ka qenë më e lartë se në qytetet si Nju Delhu apo Kalkuta.