Në orën 15:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhëna rreth numrit pjesëmarrësve  në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë

Nga 99.88 për qind e qendrave të votimit në gjithë Republikën e Kosovës kanë votuar 566 mijë e 190 persona, shifër kjo e cila mund të ndryshojë në momentin kur do të përditësohen shifrat edhe me të dhënat nga 4 qendra të votimit të tjera. Përkthyer në përqindje deri në orën 15:00 kanë votuar 29. 25 për qind e gjithë atyre që kanë drejtë vote.

Ndërsa në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 deri në orën 15:00 sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dalë 506 mijë e 125 votues apo përkthyer në përqindje 27.73 %.

Pra krahasuar me vitin 2017, në këto zgjedhje deri në orën 15: 00 kanë dalë për të votuar më shumë 60 mijë qytetarë, apo me përqindje rreth 2 % më shumë.

Dalja në vitin 2019 sipas KQZ’së
Dalja në vitin 2017 sipas KQZ’së