Rrethuar nga malet me dëborë, Kruma ‘ka rrëmbyer’ periferinë më të vështirë në Londër.
Por pavarësisht se janë 1.600 milje larg kryeqytetit britanik, vendasit e fshatit shqiptar mendojnë për veten e tyre se jetojnë në një nga lagjet e veta, sipas dailymail.Zyrtarët thonë se pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar në Britani dhe zakonisht edhe një tjetër pritet që të shkojë atje, transmeton lajmi.net.Fëmijët e fshatit kanë shkuar në mënyrë të paligjshme në Britani, qoftë përmes kontrabandimit apo edhe me ndihmën e prindërve, duke paguar kështu deri në 12 mijë euro për të arritur qëllimin. Sipas prindërve, dërgimi i fëmijëve atje është shpresa e vetme për një ardhme të sigurt.
Ish-polici Isa Rexha nuk e ka parë djalin e tij për dy vjet, që nga mosha 15 vjeç. ‘’Na mungon me gjithë zemër, por ne nuk duam që ai të mbetet në shtëpi, nuk mund ta përballojmë,’’ thotë Rexha. I riu jeton me prindër kujdestarë në jug-perëndim të Londrës dhe merr shkollim të financuar nga shteti ndërsa stërvitet që të bëhet hidraulik. Vitin e ardhshëm, një seancë emigrimi do të vendosë nëse do t’i japë leje për të qëndruar, mirëpo nëse rasti i tij refuzohet ai është zotuar se do të qëndrojë në mënyrë të paligjshme në Britani.Duke i pasur në dorë paratë e dërguara nga vëllezërit në Britani, Liman Morina me shaka thotë: ‘’Shqipëria është vetëm një lagje e Londrës.’’Zyrtarët e arsimit në krahinën lokale të Kukësit pretendojnë se 834 adoleshentë braktisën shkollën ndërmjet viteve 2013-2016 për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar.