Një tragjedi u shënua ditën e sotme në plazhin e Pish Poros në Fier, ku një 67 vjeçar humbi jetën ndërsa një tjetër ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital, ndërsa po laheshin në det.

Viktima e këtij incidenti të rëndë në det ishte Fiqiri Rexhepi, personi që shikoni edhe në foton e mëposhtme.

Ndërkohë që miku i tij, Arben Alizoti u transportua në spital.

Viktima mësohet se ka qenë duke u larë, ndërsa ka kërkuar ndihmën e mikut të tij, pasi po rrezikonte të mbytej në ujërat e detit dhe menjëherë sapo ka konstatuar, 47-vjeçari Arben Alizoti ka hyrë në ujë për ti ardhur në ndihmë mikut të tij, por që ka rrezikuar të mbytet edhe vetë.