Kryeparlamentari Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin ‘360 shkallë’ në Alsat-M ka folur për fazat dhe procedurat parlamentare si dhe për rastin e Kumanovës, gjegjësisht mundësinë që të hiqen të gjitha dilemat për këtë rast, përcjell Fol.

“Deputetët bisedojnë mes vete edhe për ato çështje, nuk ka çështje që nuk diskutohen, kur do të shihet momenti më i volitshëm politik që të bëhet një nismë e tillë, gjithsesi parlamenti do ta procesojë deri në fund dhe nëse shumica parlamentare bie vendim për themelimin e një trupi të tillë, nuk do mend trup do ketë kompetenca që të shqyrtojë përgjegjësinë eventuale politike për dikë i cili është bartës i pushtetit politik apo i funksionit politik dhe assesi parlamenti nuk ka kompetenca investigative apo gjyqësore që të gjykojë rastin”, ka theksuar Xhaferi. /Fol/