Nga: Bleron Baraliu

VERDIKTI IM I FINAL

Te dashur miq

Jemi argetu ne kete fushate, jemi tallur, kam bere shaka dhe jam kenaq me ju, ani pse per fat te keq kam qene shume nxene me pune dhe as nuk munda te vi ne Kosove, as ta kryej kete projekt/analize me cilesine e deshiruar. Mbi te gjitha, ju dua te gjithe sa jeni shqiptare e njerez te mire, dhe kedo qe votoni, votojeni me zemer dhe me krenari per nivelin e demokracise dhe qytetarise qe keni ndertuar ju me te dashurit e mi – lakmi te ua kete e gjithe bota!

Po shtoj: mbi 50K vota te luhatshme, te cilat kane variruar me nxitim ditor nga frynte era e momentumit; vota e vrullshme e diaspores, fushatat jokonsistente nga VV e LDK me ramje-ngritje te herepashershme – dhe sabotimi i fundit i Vjoses nga brenda LDK, e kane bere parashikimin per keto zgjedhje teper te veshtire.

Per te arritur sigurine me precize ne te dhena, do te duhej te punoja edhe nja 5 ore minimum ne modele, duke u ulur ne nivel komunash, moshash, gjinise, diaspores, momentumit dhe entuziazmit ne korelacion. Prandaj po e publikoj kete analize me hezitim, duke pas parasysh se kam qene shume i ngarkuar me ‘revolucionin’ tim personal, te cilin shpresoj t’ua sjell vitin qe vjen!

Prandaj, po publikoj keto rezultate me marzhe te gabimit me te larte se qe jam mesuar (duke traguar dhe marzhen). Kam frike se po i mbes borgj VV-se, sepse po ia ul pak numrat me permirsim subjektiv ne varesi nga modeli (qe po ma nxjerr deri ne 250K votues), prandaj do kete marzhe te larte gabimi. Ne te njejten kohe, PDK, AAK, dhe LDK kam bindjen subjektive t’ia shtoj nje sasi votash, sidomos duke pas parasysh koeficientin e edukimit dhe pjesemarrjes se ulet ne rrjete sociale e informative – nga une nxjerr nje mori statistikash.

Atehere, ja rezultati sipas mendimit tim, bene screenshot, jeni te lire ta publikoni gjithandej, dhe nese jam gabim neser, le te koritet modeli matematik dhe mospuna ime, e mos te ju mbaj me kureshtje. Kam bindjen, siq thashe, VV do befasoj shume me larte se c’kam ‘vendosur’ une:

Vota totale: 840,645
Te vlefshme: 798,613
Diaspora: 20,000 *(mendoj do shkoj 30K, por kaq e kam llogarit)

Levizja Vetevendosje: 224,763 ose 28.1% (marzha -0.5% deri 2.0%)

Lidhja Demokratike: 187,110 ose 23.4% (marzha +-0.7%)

Partia Demokratike: 160,516 ose 20.1% (marzha +-0.65%)

AA-PSD: 92,099 ose 11.5% (marzha +-1.5%)

N-AKR: 33,619 ose 4.3% (marzha +-0.5%)

Tjera 12.6%