Gazeta italiane “La Verita”, e cila u bë e njohur pasi publikoi dëshmi për rastin “Reket”, sot zbuloi detaje, të cilat, siç pohon, tregojnë se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka qenë i përfshirë në ryshfet të votuesve para 6 viteve.

Sipas gazetës, Zaevi ka qenë pjesë e një rrjeti për parregullsi zgjedhore, kurse në Prokurori është zhvilluar hetim i cili nuk ka marrë epilog gjyqësor.

Në videon që e publikoi “La Verita”, shihen disa sekuenca nga komunikimi mes Vice Zaevit dhe personave të tjerë nga pushteti lokal për keqpërdorim me vota, shkruan gazeta.

Ruskoska thotë se disa nga materialet e La Veritas po publikohen në mënyrë tendencioze dhe selektive. Pohon se kur ka ardhur në krye të Prokurorisë ka gjetur dy lëndë të hapura për këtë rast, por pas zbatimit të një hetimi gjithëpërfshirës dhe pas dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve, nuk ka gjetur prova për mashtrime zgjedhore.