Rrugë me gropa dhe të mbushura me ujë, mungesë kanalizimi, dhe infrastrukturë rrugore që për herë të fundit është asfaltuar para disa dekadave. Kjo është lagja Lenin në Tetovë, banorët e të cilës, disa herë kanë kërkuar intervenimin e Komunës, por siç thonë, deri tani janë lënë anësh nga autoritetet lokale.

Lagja jonë ka mungesat kryesore që i takojnë një banori, se ne komunalet i paguajmë edhe atë para se të nisim të ndërtojmë objektet, kanalizim nuk kemi, rrugë nuk kemi për pastërti mos të flasim. Gjërat elementare që i takoj ë një qytetari nuk i kemi”

Kjo rrugë është që në vitin 2001 pa prekur aspak, ne gjithnjë kemi kërkuar të merren masa por askush asgjë nuk bën”

S`ka kanalizim me jama jemi, mbushen i pastrojmë nuk ka. Kemi kërkuar shumë herë, rrugë poshtë e kërkuam se bënë, mblodhëm para e bëmë vet neve”

Përveç mungesës së asfaltimit të kësaj rruge dhe mirëmbajtjes që me dekada nuk bëhet në lagjen Lenin në Tetovë, këtu vite me radhë, edhe përkundër kërkesës së madhe të banorëve, nga Ndërmarrja publike dhe komuna refuzojnë që të vendosin kosha për plehrat banorët mundohen që me improvizime të këtilla të grumbullojnë plehrat por, fatkeqësia është se shpesh plehrat e kësaj lagjeje, përfundojnë kështu siç i shihni, në shtratin e lumit Shkumbin”

Nga sektori për veprimtari publike i komunës së Tetovës, thonë se kjo rrugë ka qenë në plan të bëhet vitin që lamë pas, por pa e sqaruar arsyen e zvarritjes, premtojnë se punimet do të nisin këtë pranverë.

Është planifikuar të intervenohet me gërryerje të asfaltit, dhe shtruarje të asfaltit me trashësi pesë centimetra . Është e vërtetë se në lum hidhen mbeturinat por e vërtetë është po ashtu edhe se nga ana e komunës pastrohet shtrati i lumit – tha  Hysen Demiri. Zv shef i Sektori për veprimtari publike.

Banorët e kësaj lagje, përballen edhe me problemin e mbeturinave. Si pasojë e mungesës së kontejnerëve, shpesh mbeturinat hidhen në shtratin e lumit Shkumbin.