Pa nxemje të mjaftueshme në temperaturat e ulëta, pa ushqim, ilaçe dhe pa kujdes të nënave. Kështu e kalojnë jetën fëmijët rom në shtëpi të improvizuara, në afërsi të lumit Shkumbin në Tetovë.

 

Për një foshnje 16 mujore, të cilën e ka braktisur nëna, kujdeset gjyshi i saj 65 vjeçar. Ai në kontenjer mbledh veshje, ushqim dhe disa mobilje të vjetëruara, që të mund sado pak ta ngrohë dhomën e tyre.

Gjendja e këtillë është e ngjashme edhe tek fëmijët tjerë të romve në lagjen e romve në Tetovë, të cilët i presin nënat e tyre të sjellin ushqim dhe veshje të ngrohta.

Nga kuzhina popullore thonë se në të ardhmen do të rritet numri i personave që janë në listë për të marrë ushqim pa para. Ata thonë se përveç ushqimit, ata kërkojnë edhe ndhimë tjetër./Telegrafi/