Radhë të gjata presin turistët që sot kanë vendosur të rrëshqasin në Mavrovë. Siç njofton për TetovaSot një orë duhet të presësh rend për të arritur të marrësh një biletë.

“Çka është be kjo kështu, për të marrë një biletë 1 orë kur do rrëshqasësh, shteti i keq, pastaj thonë kemi investuar  këtu e atje, nuk ka dy pikë pagesa për biletë e lere më të rregullojnë sende tjera” u shpreh për TetovaSot njëri i cili ka pritur më shumë se një orë.

Ndryshe  edhe Mavorvë por më së shumti në Kodrën e Diellit ka shumë vite që shteti nuk ka investuar aspak, ka probleme me ski liftet kur shkrihet bora nuk ka borë artificiale ku turistët detyrohen të ikin dhe të shkojnë në vendet tjera si në Bullgari.