Malcom po shkon drejt transferimit nga Bordeaux në Liverpool.

Liverpool do të bëjë një goditje në sulm për sezonin e ardhshëm dhe lista e Jurgen Klopp përfshin brazilianin Malcom të Bordeaux.

Ky i fundit është bashkë me Leon Bailey dhe Christian Pulisiç emrat ku Klopp është përqëndruar por duket se lojtari i Bordeaux i pëlqen së tepërmi trajnerit të “The Reds”.

21-vjeçari ka shënuar 10 gola në 36 ndeshje këtë sezon me klubin francez dhe njëkohësisht është objektiv edhe për Bayern Munchen.

Në Janar Malcom ishte pranë transferimit në Premier League te Arsenal ndërsa në verë ky do të jetë rasti i artë për 22-vjeçarin që të realizojë transferimin te Liverpool.