Teksa ka shumë studime që janë skeptike për rolin e kafeinës në trupin e njeriut, lajme të mira vijnë këtë herë kur shkencëtarët thonë se konsumimi i kafesë i shërben sistemit tonë kardiovaskular.

Sipas tyre, shmangia e kafeinës do të thotë që njerëzit të humbasin nga përfitimet që ajo sjell.

Tani, shkencëtarët thonë se duke pirë një kafe të fortë në mëngjes mund t’i japë një nxitje shumë të nevojshme ritmit të zemrës, pa i bërë dëm.

Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, të cilët sugjerojnë se njerëzit janë duke humbur disa nga përfitimet e mundshme shënderësore të ushqimeve dhe pijeve që kanë përmbajtje kafeine, si çokollatat.

Dr. Gregory Marcus, pas studimit, sugjeroi se ishte koha që udhëzimet të rishqyrtohen.

“Rekomandimet klinike që këshillojnë të mos konsumohen rregullisht produktet me kafeinë për të parandaluar trazirat e ritmit kardiak të zemrës duhet të rishqytohen, pasi si çokollatë, kafe dhe çaj në fakt mund të japin përfitime kardiovaskulare.