Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Sektori i Punëve të Brendshme Shkup i informon qytetarët se Njësia për Parandalim do të realizojë disa takime pune me sektorin qytetar, në të cilët do të udhëzojë për nevojën e respektimit të rregullativës ligjore dhe nënligjore për shitjen dhe prerjen e kafshëve me rastin e festës, duke përfshirë edhe masat për mbrojtje nga përhapja e Covid-19.
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup i informon qytetarët se këtë vit me rastin e festës, shitja e bagëtisë, për të cilin duhet të ketë dokumentacion përkatës, do të realizohet vetëm në Tregun për Kafshë në fshatin Trubarevë, kurse shitja në lokalitete tjera, si dhe prejrja e kafshëve në sipërfaqe publike janë të ndaluara dhe do të sanksionohen.

Nga ana e Njësisë për Parandalim pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në bashkëveprim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Komunat Gazi Babë, Çair, Shuto Orizarë dhe Gjorçe Petrov do të ndahen broshura qytetarëve me qëllim të informimit dhe edukimit të tyre.