Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski i cili gjatë ditës së sotme inspektoi punimet për rinndërtimin e rrugës “Goce Delçev” në Tetovë e cila po zbatohet në kuadër të projektit “Ndërlidhja me rrugët lokale” bëri të ditur se së shpejti do të rikontruohet autostrada Tetovë Gostivar, ndërsa rruga Tetovë-Prizren ende është në fazën e analizave.

Zëri i banorëve të Pollogut të cilët nëpërmjet protestave kërkonin heqjen e pagesës në pikat pagesore Tetovë Gostivarë hasi në vesh të shurdhër. Dilemave nëse dë të ndodhë një gjë e tillë sot ju dha përgjigje Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski i cili bëri të ditur se qytetarët e Tetovës dhe rrethinës duhet të paguajnë taksa rrugore në autostradën Tetovë – Gostivar, pasi , sipas tij, Qeveria është duke projektuar trasenë e re të kësaj autostrade.

BLAGOJ BOÇVARSKI – MINISTËR PËR TRANSPORT DHE LIDHJE

“Autostrada Tetovë – Gostivar, për shkak të pagesave të taksave rrugore, është njëri nga projektet në të cilin punojmë për rikonstruim dhe zgjerim të kësaj autostrade. Për këtë është e rëndësishme të paguhen taksa rrugore. Vetëm gjatë këtyre 3 vjetësh kemi rehabilituar dhe ndërtuar rreth 1 mijë kilometra. Tani po e projektojmë trasenë e re të autostradës që do të shërbejë për njërin drejtim, kurse traseja aktuale do të shërbejë për një drejtim. Qeveria e ka në plan rikonstruimin e tërësishëm të kësaj autostrade, i cili do të jetë më komod dhe më i sigurt”

Ndërkaq, në pyetjet e gazetarëve se kur do të jetë gati rruga e shumëpërfolur Tetovë – Prizren, Ministri Boçvarski njoftoi se për momentin janë duke u bërë analiza në terren për koston financiare, lëvërdinë dhe mjetet financiare për ndërtimin e kësaj rruge. Pas përfundimit të studimit, sic tha Ministri, do të vazhdohet me të gjitha procedurat e tjera.

BLAGOJ BOÇVARSKI – MINISTËR PËR TRANSPORT DHE LIDHJE

“Për ne si Qeveri, është thelbësore që studimet për përfitimin dhe ndikimin në mjedis të tregojnë vlerësime pozitive dhe pastaj të fillojmë me përgatitjen e një projekti themelor për lidhjen e Tetovës dhe Prizrenit. Por, derisa të marrim vlerësime pozitive nga studimet dhe parakushtet, ne nuk do të fillojmë të bëjmë projektin bazë. Ka zgjidhje konceptuale. Ne gjithashtu biseduam me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve nga Kosova për këtë çështje që është e rëndësishme për të dy rajonet për lidhjen e qytetarëve”.

Ministri Boçvarski bëri të ditur se për të shkarkuar komunikacionin në hyrje të qytetit përmes Ndërmarrjes Publike për rrugët shtetërore, tanimë po projektohet unaza rreth Tetovës dhe po punohet në rrugën Tetovë – Jazhincë deri në pikën aktuale të kufirit, e cila, siç tha ai, do të japë kontribut të plotë në përmirësimin e infrastrukturës përreth Tetovës.