Para pak çastesh nëpërmjet  një konference të jashtëzakonshme për shtyp, dha DORËHEQJE Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji.

Dorëheqjen e tij Ministri Saliji  e arsyetoi se e jep për shkaqe morale pas rikualifikimit  të  akuzës në lëndën e Almirit të vogël  dhe lëkundjes besimit.  Ministri Saliji  ndër të tjera shtoi se  me gjithe punën profesionale që ka bërë në drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, ku në veçanti përmendi, vendimin për lirimin të akuzuarve të rastit Sopoti dhe lirimin e përkohshëm të të akuzuarve të rastit Mostra dhe rifilllimin e gjykimit të këtij rasti, mirpo ndjehet tepër i zhgënjyer  me vendimin e fundit të Prokurorit publik Republikan andaj, ky vendim kontravers tani më i kontestuar edhe nga katër Prokurorët  Publik Republikan të cilët informuan publikun me qëndrimet e tyre, mua si  njeriun e parë të këtij dikasteri, për shkak të lëkundjes së këtij besimi ndjej obligim moral të jap dorëheqje nga posti i Miniustrit të drejtësisë, jo për shkak të presioneve osë dështimit , por si akt që do të shërbej si akt sensibilizues për reformin e gjygjësorit në Maqedoni, tha Minstri Saliji në konferencën për mediat./fol.mk