Paralajmërimi i Kryeministrit për zgjerimin e shumicës parlamentare, tani më ka filluar edhe në praktikë. Këtë javë pritet të fillojnë negociatat, dhe të bëhet zgjerimi i shumicës parlamentare.

Pas fenomenit të Kryetarit të partisë rome, Amdi Bajramit, ose Kryetarit të Partisë Socialiste të Ljubisa Ivanov-Xingo, të cilët janë të njohur për rokadat e tyre politike, duke qenë gjithmonë të afërta me pushtetin, ky fenomen tani po i prek edhe partitë shqiptare.

Si duket grupi i larguar i Lëvizjes BESA, apo i ashtuquajturi krah i Shkupit, ka treguar gatishmëri për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare dhe e Qeverisë së RM së bashku me PDSH-në e Menduh Thaçit. Me gjasë ky subjekt do të pajtohet me funksionin inekzistent i cili mbahet vetëm për ti joshur partitë të bëhen pjesë e pushtetit dhe ajo pozitë quhet: Zëvendës Kryeministër për Reforma, ose siç është e njohur ne opinion edhe metafora e Kryetarit të ASH Ziadin Sela i cili e refuzoj këtë funksion madje vlerësoj këtë pozitë të parëndësishme dhe e quajti Zëvendës Kryeministër për të “mbajtur” Burek.

Ky Krah i Lëvizjes BESA është e vetëdijshme se kjo pozitë ska asnjë peshë politike, madje as kompetenca për reforma. Kryeministri Zaev sot i cili është bartës i gjithë proceseve të reformave e ka të pa mundur të bëjë qoftë edhe reformën më të vogël në Drejtësi, Arsim apo Shëndetësi?!

Krahu i Lëvizjes Besa që ka zgjedhur të bëhët pjesë e Qeverisë, vetëm se ka bërë llogaritje se si mund të dominojë mbi krahun tjetër të BESË-s duke u bërë pjesë e pushtetit, duke menduar se do ja marrë antarësinë nëpërmjet pushtetit. Ndërsa e vërteta është se futja eventuale e njerës nga krahët e BESË-s do ta forconte BDI-në dhe vetë Kryeministrin Zaev.

Është një gabim alogjik, që Lëvizja BESA nuk u bë pjesë e Qeverisë kur u formua ajo, kur të gjithë qytetarët pa përjashtim etniteti kishin shpresë se Qeveria Zaev, vërtetë do e reformoj Sistemin e Drejtësisë, do bëj reforma në çdo fushë, madje do e përmirësonte mirëqenien ekonomike të gjithë qytetarëve.

Krahu i BESË-s sipas të gjitha gjasave i Shkupit që pretendon të bëhet pjesë e Qeverisë Zaev, që në start do ndihet e nënçmuar nëqoftëse do pranojë pozitën e Zëvendës Kryeministrit për Reforma, për të cilën as që negocoi dikur Aleanca për Shqiptarët.

Krahu i Lëvizjes Besa, duke u bërë pjesë e pushtetit dhe qeverisë LSDM-BDI, përfundimisht heq dorë nga një bosht opozitar shqiptar që ka marrë obligim ta fitoj BDI-në që është vlerësuar si subjekti politik që për dy dekada ka përgjegjësi më të madhe politike për gjendjen e vështirë ekonomike politike të shqiptarëve. Madje shumë përgjegjësi për proceset e montuara politike ku shqiptarë të pafajshëm kanë mbajtur me dhjetra vite burg si rasti i Monstrës, Sopotit etj.

Imagjinoni Krahu i Lëvizjes Besa ka zgjedhur momentin për tu bërë pjesë e Qeverisë, kur u bë edhe demaskimi i plotë Prokurorise Publike, e cila rikualifikoj lëndën për Almirin, ku përfundimisht, u vulos edhe një proces i montuar politik, i ngjashëm me atë të regjimit VMRO-DPMNE.