Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta në pjesët perëndimore dhe verilindore të shtetit nëpër disa vende me mbetje të borës së shkrirë, kumtoi sonte Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në qafën malore Pletvar.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit.