HTC 10 nesër do të prezantohet zyrtarisht, dhe në prag të lansimit është lansuar një promo për këtë telefon të mençur.

Në video mund të shihet dizajni prej alumini i HTC 10, raporton GSMArena. Ai shquhet për jetëgjatësinë e baterisë dhe kamerë të jashtëzakonshme, transmeton Koha.net.

Ai ka ekranin 5 inç Super LCD 5 në vend të AMOLED, ndërsa raportohet se do të ketë baterinë 3 mijë mAh.

HTC 10 ka procesor Snapdragon 820, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, si dhe portin për USB Type-C.