Platformës për Maqedoni demokratike të inicuar nga LSDM-ja opozitare i është bashkangjitur edhe Partia për Ardhmëri Evropiane e drejtuar nga Fiat Canovski. Ky i fundit dhe lideri opozitarë Zoran Zaev nënshkruan marrëveshjen për bashkëveprim, ndërsa pas takimit bënë thirje që kësaj platforme ti bashkangjiten edhe partitë e tjera opozitare, organizatat qytetare dhe intelektualë e individë të jetës publike.