Asus Zenbook 3 Deluxe mund të mos kishte patur të njëjtën konsideratë që Zenfone AR me projektin Tango mori në CES 2017, megjithatë ngelet një laptop i mrekullueshëm.

Me ekran 14 inç, Zenbook 3 Deluxe fillon nga 1,699 dollar dhe del në shitje nga muaji Maj. Laptopi është vetëm 12.9 mm i trashë dhe 1.09 kilogram i rëndë. Përmban teknologjitë më të fundit Core i7-7500 Kaby Lake, 16 GB RAM dhe 1 Terabajt disk solid NVMe.

Ka dy porta Thunderbolt 3 të mundësura falë USB-C, një portë USB –C 3.1, Wi-Fi 802.11ac dhe kamër 720p. Ekrani full HD mbrohet nga xhami Corning Gorilla Glass 5, më rezistent sa asnjëherë ndaj përplasjeve.

Ky laptop mund të krahasohet me Lenovo ThinkPad X1 Carbon i cili gjithashtu u përditësua me Kaby Lake në CES. Laptopi i Asus është më i hollë dhe më i lehtë, por X1 Karban ka ekran me rezolucion më të lartë.